KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shiroka-Pula takon ambasadorin hungarez, kërkon mbështetje për integrimin evropian të Kosovës

Shiroka-Pula takon ambasadorin hungarez, kërkon mbështetje për integrimin evropian të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László Dux.

Gjatë takimit, presidentja ka vlerësuar marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë ndaj Kosovës që nga periudha e luftës dhe gjatë procesit të shtetndërtimit.

Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka-Pula ka theksuar rëndësinë e mbështetjes hungareze në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe në avancimin e rrugës drejt integrimit evropian dhe marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Në takim është diskutuar edhe për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Presidentja ka vënë në pah rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes për Bashkëpunim Ekonomik dhe mbajtjes së takimit të ardhshëm të Komisionit të Përbashkët Ekonomik, me pjesëmarrjen e bizneseve nga të dyja vendet, me synim identifikimin e mundësive të reja për investime. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.