KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Henry i mahnitur nga Lamine Yamal dhe Michael Olise: Po bëjnë gjëra që nuk i kemi parë prej kohësh!

Henry i mahnitur nga Lamine Yamal dhe Michael Olise: Po bëjnë gjëra që nuk i kemi parë prej kohësh!

Legjenda e futbollit francez, Thierry Henry, ka shprehur admirimin e tij për Lamine Yamal dhe Michael Olise, duke vlerësuar nivelin e jashtëzakonshëm që po tregojnë dy futbollistët.

“Faleminderit, Lamine Yamal. Faleminderit, Michael Olise. Faleminderit, djema. Ata po vijnë dhe po bëjnë gjëra që nuk i kemi parë prej kohësh”, u shpreh Henry.

Francezi theksoi se po i ndjek me vëmendje paraqitjet e tyre dhe se është i mahnitur nga niveli i lojës që po tregojnë.

“Për momentin, niveli në të cilin po luajnë Lamine Yamal dhe Michael Olise… Po, sigurisht që po i ndjek ndeshjet”, deklaroi ai.

Henry vlerësoi gjithashtu mentalitetin fitues të dy yjeve, duke theksuar se ata nuk kënaqen kurrë me sukseset e arritura.

“E kupton që këta djem janë të lumtur dhe të kënaqur, por kurrë nuk kënaqen plotësisht. Kur shënojnë katër gola, duan pesë. Kur fitojnë një kompeticion, duan të fitojnë tre”, përfundoi legjenda franceze.

/GazetaBlic Sport/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.