KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gucati për Jakup Krasniqin: Prangat fizike s’mund ta errësojnë dot pastërtinë e rrugës së tij

Gucati për Jakup Krasniqin: Prangat fizike s’mund ta errësojnë dot pastërtinë e rrugës së tij

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka reaguar pas vizitës së Jakup Krasniqit në familjen e tij në Kosovë.

Gucati e ka quajtur turp që Krasniqit nuk i është lejuar të vizitojë as vëllanë e tij dhe askë tjetër jashtë familjes së ngushtë.

“Ka dhimbje që nuk shkruhen dot me fjalë, por ka të vërteta që britma e ndërgjegjes nuk guxon t'i heshtë. Është më se e rëndë, është turp i kohës dhe padrejtësi therëse të shohësh një njeri si Baca Jakup Krasniqi burrin e dijes, të pushkës, të pendës dhe të burrërisë të mos jetë i lirë në tokën e tij, pranë vatrës që e fali të tërën për këtë liri që sot gëzojmë. ​Të mos i lejohet të takojë lirisht as vëllain e tij në vendin për të cilin ai fali rininë, djersën dhe çdo grimë të jetës. Cila drejtësi njerëzore apo ndërkombëtare e arsyeton këtë mizori shpirtërore?”, ka shkruar Gucati.

Ai ka thënë se bashkëshortja e Krasniqit ka bartur mbi supet e saj të gjithë stuhitë e historisë.

“​Në krah të tij, e fortë si Kulla e Llapushnikut, qëndron Zonja Sevidije  një grua fisnike, simbol i qëndresës madhështore, e cila bashkë me Bacën Jakup ka bartur mbi supe stuhitë më të rënda të historisë sonë më të re, Sevdijes i urojm shërim sa me të shpejt, duke e pritur bacen Jakup në liri e fortë me shëndet si çdo herë. Ata që dhanë gjithçka nga jeta e tyre për lirinë e Kosovës, sot përballen me një cinizëm të pashpirt që u mohon edhe ngrohtësinë më elementare familjare.”, ka thënë ai.

Kreu i veteranëve ka thënë se Jakup Krasniqi ka hyrë në histori si burrë shteti e idealist i pastër.

“Prangat fizike nuk mund ta errësojnë dot pastërtinë e rrugës së tij, por dënimi më i madh nuk i bëhet atij i bëhet vetë ndërgjegjes sonë kolektive, nëse heshtim përpara këtij persekutimi. ​Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, por krenaria dhe dinjiteti i Bacës Jakup dhe Zonjës Sevidije nuk gjunjëzohen kurrë. ​Liri për shtyllat e kombit!”, përfundon shkrimi i tij. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.