KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Xherdan Shaqiri zbulon prapaskenat e rikthimit te Baseli: Mashtruam mediat për të ruajtur sekretin

Xherdan Shaqiri zbulon prapaskenat e rikthimit te Baseli: Mashtruam mediat për të ruajtur sekretin

Rikthimi i Xherdan Shaqirit te Baseli, në gusht të vitit 2024, ishte një nga ngjarjet më të bujshme të futbollit zviceran. Por, pas këtij transferimi fshihej një plan i mirëorganizuar, përmes të cilit futbollisti dhe këshilltarët e tij arritën të mbanin të fshehtë destinacionin e tij të vërtetë.

Në një intervistë për faqen zyrtare të Baselit, Shaqiri zbuloi se si arritën t’i çorientonin mediat dhe publikun para njoftimit zyrtar, shkruan Indeksonline

Në atë kohë, për të ardhmen e tij kishte shumë spekulime, ndërsa ekzistonte edhe interes konkret nga Greqia. Shaqiri dhe ekipi i tij vendosën ta shfrytëzonin këtë situatë për të krijuar një pistë të rreme.

“Ne rezervuam një fluturim dhe dërguam një ose dy gazetarë: ‘Shikoni, kemi rezervuar një fluturim, do të fluturojmë për në Greqi’”, rrëfeu Shaqiri me buzëqeshje.

Derisa gazetarët mendonin se futbollisti po udhëtonte drejt Greqisë, ai në fakt ishte nisur nga Çikago drejt Zvicrës.

“Në fund, ne përfunduam duke fluturuar për në Zvicër”, tregoi futbollisti.

Kjo strategji bëri që rikthimi i tij në Basel të mbetej sekret deri në momentin e duhur. Pas mbërritjes në aeroportin e Cyrihut, Shaqiri vazhdoi procedurat e transferimit pa vëmendjen e mediave.

Për 35-vjeçarin, rikthimi në klubin ku nisi gjithçka kishte domethënie të veçantë.

“Ishte një moment emocional të kthehesha përsëri në shtëpi, në klubin ku filloi gjithçka për mua”, u shpreh ai.

Shaqiri nuk e fshehu kënaqësinë për mënyrën se si u realizua gjithçka, duke theksuar se shumë pak njerëz kishin qenë në dijeni të planit deri në prezantimin e tij zyrtar me fanellën e Baselit.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.