Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, ka kritikuar paraqitjet e Manchester Unitedit, duke vënë në pah problemet kolektive të skuadrës.
“Problemi është te skuadra si grup. Lojtarët nuk lëvizin së bashku në fushë kur nuk e kanë topin, nuk fitojnë mjaftueshëm duele dhe nuk luftojnë sa duhet për njëri-tjetrin”, deklaroi Gerrard.
Ai theksoi gjithashtu se ndryshimi i trajnerit mund të ndikojë në sjelljen e futbollistëve.
“Është e tmerrshme kur sheh të njëjtët lojtarë që papritur fillojnë të vrapojnë për një trajner tjetër, buzëqeshin dhe kënaqen përsëri”, përfundoi ish-kapiteni i Liverpoolit.
/GazetaBlic Sport/
Burimi: gazetablic.com ↗

