KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Presidentja Shiroka Pula takon ambasadorin hungarez, këto janë çështjet që ishin në fokus

Presidentja Shiroka Pula takon ambasadorin hungarez, këto janë çështjet që ishin në fokus

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Dux, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, mbështetjen hungareze për Kosovën dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

Gjatë takimit, presidentja Shiroka Pula vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të këtij shteti që nga periudha e luftës, gjatë procesit të shtetndërtimit dhe në përpjekjet për konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Një nga çështjet e ngritura në takim ishte edhe rëndësia e vazhdimit të mbështetjes së Hungarisë për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe për avancimin e perspektivës evropiane të vendit.

Presidentja theksoi gjithashtu rëndësinë e përkrahjes për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në fokus të diskutimeve ishte edhe bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy shteteve. Shiroka Pula vuri në pah nevojën për zbatimin e Marrëveshjes për Bashkëpunim Ekonomik dhe organizimin e takimit të radhës të Komisionit të Përbashkët Ekonomik.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.