Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani, mund të largohet nga Venezia vetëm disa muaj pas transferimit në klubin italian, në korrik të vitit 2026.
Sipas raportimeve, 26-vjeçari është njëri nga futbollistët që po shqyrtohen për largim, pasi deri më tani nuk ka arritur të shënojë gol me fanellën e skuadrës italiane, shkruan Indeksonline
Megjithatë, Rrahmani ka pasur shumë pak hapësirë për të dëshmuar veten. Ai ka regjistruar vetëm 130 minuta lojë në tetë paraqitje, shifër kjo që ngre pikëpyetje nëse sulmuesit kosovar i është dhënë koha e mjaftueshme për t’u përshtatur dhe për të treguar cilësitë e tij.
🚨🇽🇰 Rrahmani facing possible Venezia exit just months after arrival!
Albion Rrahmani is among the players being considered for a departure from Venezia after joining in July 2026.
The 26-year-old striker has yet to score, but has played just 130 minutes across eight… pic.twitter.com/F3vTm2yNP8
— Burle Junior (@BurleJunior) November 16, 2026
Mbetet të shihet nëse Venezia do t’i japë Rrahmanit më shumë mundësi apo do të vendosë ta largojë që në afatin e ardhshëm kalimtar./Indeksonline/

