Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric ka bërë një reagim në rrjetet sociale për humbjen ndaj Irlandës në UEFA Nations League.
Muric ka shkruar në rrjetet sociale një premtim për gjithë tifozët, shkruan Indeksonline
“Do të rikthehemi më të fortë”, ka shkruar Aro Muric
Kujtojmë që Aro mbrëmë pranoi tri gola, por ishte një prej lojtarëve më të mirë të Kosovës.
Ai bëri disa pritje fantastike, duke mos i lejuar kundërshtarët të fitonin me rezultatin më të thellë./Indeksonline/
Burimi: indeksonline.net ↗

