Dinamikat e lojës në Big Brother VIP Kosova 5 po ndryshojnë çdo ditë, teksa banorët po hapin karta të cilat sjellin sfida dhe rregulla të reja brenda shtëpisë.
Këtë herë, kartën e radhës e ka hapur Arlinda, e cila ka marrë një avantazh të veçantë në lojë.
Sipas udhëzimit të kartës, për 60 minuta të gjithë banorëve u ndalohet të flasin. Ata duhet të komunikojnë vetëm përmes gjesteve dhe mimikave, ndërsa Arlinda është e vetmja që ka të drejtë të flasë.
Por sfida ka edhe një pasojë të fortë: çdo banor që e thyen heshtjen do të shkojë automatikisht në nominim.
Burimi: klankosova.tv ↗

