Jakup Krasniqi është larguar nga shtëpia e tij në Prishtinë, ku kishte qëndruar për disa orë. Gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, qytetarë të shumtë ishin mbledhur, me shpresën se do të kishin mundësi ta takonin dhe ta përshëndetnin.
Në momentin kur Krasniqi u largua nga shtëpia, qytetarët e pranishëm brohoritnin “UÇK, UÇK”, duke shprehur mbështetjen e tyre për të.
Ndryshe, vizita e tij në Kosovë është mundësuar me leje nga Gjykata Speciale, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.
Burimi: indeksonline.net ↗

