KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Prangosen katër persona në Mitrovicë të veriut, dyshohet se sulmuan dy policë

Prangosen katër persona në Mitrovicë të veriut, dyshohet se sulmuan dy policë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona, të cilët dyshohen se kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, në Mitrovicën e Veriut.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur sot në rrugën “Boris Kidriç”, ku dyshohet se gjithçka ka nisur brenda një lokali.

"Lidhur me informatën, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, të cilat, kanë kuptuar se dy zyrtarë policorë, të cilët në atë kohë ishin jashtë detyrës zyrtare dhe ishin duke qëndruar në atë lokal, fillimisht janë ofenduar nga disa persona në lidhje me punën e tyre zyrtare, e më pas edhe janë sulmuar fizikisht pasi kanë dalë jashtë lokalit, ku si pasojë një zyrtar policor ka pësuar lëndime të rënda trupore, sipas vlerësimit të mjekut kujdestar.", thuhet në njoftimin e PK-së.

Sipas njoftimit të PK-së, po ashtu bëhet e ditur se policia në vendin e ngjarjes ka arritur t'i arrestojë dy persona të dyshuar S. L. (2001) dhe U. L. (2005).

"Sipas procedurës pas verifikimit tek i dyshuari S. L. ka figuruar se i njëjti posedon edhe disa armë me leje në adresën e banimit të tij në Mitrovicë Veri e të cilat për momentin janë sekuestruar nga ana e policisë sipas udhëzimeve të prokurorit të Shtetit. Gjatë vazhdimit të veprimeve hetimore dhe punës intensive, hetuesit rajonalë kanë arritur të identifikojnë edhe dy persona të tjerë si të përshirë në rast N. M. 2004 dhe L. M. 2005 me vendbanim në Mitrovice veri, të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor, po ashtu tek njëri nga këta është gjetur edhe një armë me leje e cila për momentin është sekuestruar nga ana e policisë.", thuhet në njofitmin e Policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se që të katër personat e dyshuar janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës, ndërsa me aktvendim ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre është hapur rasti për veprën penale ‘sulm ndaj personit zyrtar’. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.