Portieri i talentuar i Shqipërisë U21, Alain Taho, ishte një nga protagonistët e ndeshjes miqësore ndaj Spanjës U21, e cila mbrëmë u mbyll me rezultat të barabartë 0:0.
Taho bëri një pritje spektakolare, duke dëshmuar edhe një herë cilësitë e tij mes shtyllave dhe duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tij ndaj një kundërshtari të nivelit të lartë, shkruan Indeksonline
Gardiani i lindur në vitin 2007, i cili është pjesë e Interit, duket se po fiton gjithnjë e më shumë vlerësim. Madje, paraqitjet e tij po e bëjnë një kandidat serioz për të qenë portieri titullar i Shqipërisë U21 në Kampionatin Evropian të kësaj grupmoshe.
Pavarësisht moshës së re, Taho po dëshmon se ka potencial të madh dhe se mund të jetë një nga emrat që do të marrin vëmendje në të ardhmen e futbollit shqiptar./Indeksonline/
🇦🇱🧤 Alain Taho with a spectacular save yesterday against Spain!
Overall, the Inter Milan goalkeeper (born in 2007) seems to be gaining more and more recognition, and it’s quite possible that he’ll be the starting goalkeeper at the U-21 European Championship. pic.twitter.com/t7NJRPC7IR
— XI Scout 🇦🇱 (@FootballAlbXI) November 18, 2026

