KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Vincent Kompany rikthehet nesër në pankinën e Bayern Munichut

Vincent Kompany rikthehet nesër në pankinën e Bayern Munichut

Lajme të mira për Bayern Munichun. Trajneri Vincent Kompany do të rikthehet në vijën anësore për ndeshjen e së premtes kundër Kolnit, e vlefshme për Bundesligën gjermane.

Klubi bavarez ka konfirmuar se trajneri belg do të jetë i pranishëm edhe në konferencën për media të enjten, në prag të kësaj përballjeje.

Kompany kishte munguar për rreth një muaj, pasi kishte kolapsuar gjatë një seance stërvitore dhe ishte dërguar me urgjencë në spital. Pas ekzaminimeve mjekësore, atij i ishte diagnostikuar një acarim meningjeal.

Gjatë mungesës së tij, drejtimin e skuadrës e mori ndihmësi Aaron Danks, nën udhëheqjen e të cilit Bayern zhvilloi pesë ndeshje, duke regjistruar katër fitore dhe një barazim.

Trajneri belg e ka zhvilluar tashmë seancën e parë stërvitore që nga incidenti, megjithëse këtë javë nuk ka pasur në dispozicion shumicën e futbollistëve për shkak të angazhimeve të tyre me përfaqësueset kombëtare.

/GazetaBlic Sport/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.