KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

U ekstradua nga Franca, Prokuroria kërkon paraburgim për ferizajasin për dhunim dhe kërcënim me armë

U ekstradua nga Franca, Prokuroria kërkon paraburgim për ferizajasin për dhunim dhe kërcënim me armë

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit A.S., i cili është arrestuar në Francë dhe më pas është ekstraduar në Kosovë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, thuhet se i dyshuari është ekstraduar në Republikën e Kosovës më 17 nëntor 2026, pas lëshimit të urdhërarrestit ndërkombëtar nga organet kompetente. Që nga ajo datë, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ai ndodhet në ndalim, raporton Zeri.info.

Sipas dyshimeve të Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 19 korrik 2024, rreth orës 12:00, në shtëpinë e të dyshuarit në Ferizaj.

Në aktakuzën e dyshimit thuhet se e dëmtuara A.S., së bashku me djalin e axhës, L.S., kishte shkuar te prindërit e të dyshuarit për t'i marrë fëmijët, të cilët ndodheshin për vizitë.

Në atë moment, i dyshuari, sipas Prokurorisë, me një revole në dorë e kishte detyruar të dëmtuarën të hynte brenda shtëpisë, ku kishte shtënë disa herë me armë në tokë.

Më pas, ai dyshohet se e kishte goditur gruan me shuplakë, e kishte kapur disa herë për flokësh dhe e kishte goditur me shkelm në bark.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, me dhunë dhe pa pëlqimin e saj. Për këto veprime, i dyshuari ngarkohet me veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227, paragrafi 4, nënparagrafi 4.4, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, në të njëjtën datë, kohë dhe vend, ai dyshohet se kishte mbajtur pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin një armë të llojit dhe tipit të panjohur, duke kryer kështu veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, paragrafi 1, i KPRK-së.

Prokuroria po ashtu pretendon se i dyshuari kishte përdorur armën për t'i frikësuar të dëmtuarit A.S. dhe L.S., duke shtënë disa herë me të. Për këtë, ai ngarkohet edhe me veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, nga neni 367, paragrafi 2, i KPRK-së.

Përveç këtyre veprave, i dyshuari A.S. dyshohet se e kishte kanosur seriozisht L.S., duke i thënë se, nëse nuk ia sillte dokumentet dhe nëse e lajmëronte policinë, do ta vriste A.S.S.-në dhe veten.

Për këtë rast, ai ngarkohet edhe me veprën penale “Kanosja”, nga neni 181, paragrafi 4, i KPRK-së. Pas kryerjes së veprave për të cilat dyshohet, i pandehuri ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur dhe kishte qëndruar jashtë territorit të Kosovës, deri në arrestimin e tij në Francë dhe ekstradimin në Republikën e Kosovës. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.