KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KGS partner mbështetës i seminarit për teknologjitë e lyerjes industriale në Prishtinë

KGS partner mbështetës i seminarit për teknologjitë e lyerjes industriale në Prishtinë

Komuniteti i Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane (KGS) ishte partner mbështetës i seminarit “Sistemet e lyerjes me pluhur dhe me bojë të lëngshme, si dhe sistemet e pjekjes”, të organizuar nga kompania BİRLEŞİK MAKİNA LTD. ŞTİ. nga Stambolli. Seminari zhvillohet më 18 dhe 19 nëntor 2026 në Venus Hotel, Prishtinë, dhe u drejtohet bizneseve dhe investitorëve të industrisë së metalit.

Në ceremoninë e hapjes, më 18 nëntor, mori pjesë z. Shkëlzen Jusaj, president i KGS-së. Ai theksoi se KGS mirëpret investimet e huaja në Kosovë, veçanërisht ato që sjellin teknologji të reja, krijojnë vende pune dhe hapin mundësi bashkëpunimi me bizneset vendore.

Programi i seminarit përfshin prezantime të teknologjive të lyerjes industriale, prezantime të produkteve dhe takime individuale ndërmjet kompanive pjesëmarrëse dhe partnere. KGS falënderon kompaninë organizatore dhe bizneset pjesëmarrëse për kontributin e tyre në këtë aktivitet.

 

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.