KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

13 vjet pas versionit të fundit, lansohet GTA 6

13 vjet pas versionit të fundit, lansohet GTA 6

Pas 13 vjetësh pritjeje, trailerash rekord dhe shtyrjesh të shumta, videoloja më e shumëpritur e viteve të fundit, Grand Theft Auto 6 (GTA 6), më në fund ka mbërritur te lojtarët, duke marrë menjëherë vlerësime historike nga kritikët.

Loja e re e kompanisë "Rockstar Games" ka nisur të lansohet gradualisht në vende të ndryshme të botës, ndërsa debutimin e parë e pati në Zelandën e Re, në orën 11:00 sipas orës lokale. Ajo është e disponueshme për platformat PlayStation 5 dhe Xbox Series X/S.

Sipas BBC, që në vlerësimet e para, GTA 6 ka arritur një rezultat prej 99 pikësh nga 100 të mundshme në platformën Metacritic, e cila grumbullon vlerësimet e kritikëve. Me këtë rezultat, loja barazohet me The Legend of Zelda: Ocarina of Time të Nintendo-s, e cila e mban këtë rekord që nga viti 1998.

Vlerësimet e para janë kryesisht pozitive, me kritikët që e konsiderojnë GTA 6 një lojë ambicioze dhe revolucionare, për të cilën pritja shumëvjeçare ia ka vlejtur.

Ueb-faqja e njohur IGN e ka cilësuar lojën si “të paprecedentë”, “të pabesueshme” dhe “të pamundur për t'u humbur”. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.