Zyrtari i Qendrës për Punë Sociale në Pejë, Shpat Morina, ka dhënë detaje në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me veprimet e ndërmarra në rastin e Arlinda Zekajt.
Morina konfirmoi se në kohën kur është intervistuar djali i Arlindës në stacionin policor në Vitomiricë, nuk kishte psikolog prezent.
Anëtarja e Komisionit, Besa Kabashi Ramaj kërkoi sqarim nga zyrtari i QPS-së nëse ka pasur informacione që ka qenë e mundur t'i barten Policisë së Kosovës.
Në deklaratën e tij, Morina tregoi se nuk kishte informacione për personat e përfshirë në rast.
“Kam qenë kujdestar, më ka thirrë Policia, kam qenë në Qendrën për Punë Sociale, më tregoi për një rast, bisedova me shefin po shkoj në një rast .., po tregoj rasti ka qenë për mua, pa dijeni, nuk e kam njoftë kush është, as nuk e kam ditë çfarë rasti është. Mandej në procedurat e mëtutjeshme…por në atë rast nuk e kam ditë kush është çfarë familje është, edhe nuk e di çfarë kanë pas më përpara, dy palët edhe nga ana e gruas edhe nga ana e bashkëshortit”, shtoi ai. /Klankosova.tv

