Organizatori i iniciativës “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri, ka dalë së bashku me disa persona për të pritur ish-kreun e UÇK-së, Jakup Krasniqin, pas vizitës së tij në Kosovë.
Haziri para mediave tha se me një grup të vogël njerëzish kanë ardhur pranë shtëpisë së Krasniqit me shpresën që të kenë mundësi ta takojnë dhe t’i shprehin mbështetjen e tyre, raporton IndeksOnline.
Ai theksoi se nuk kanë bërë thirrje publike për këtë pritje, pasi nuk kanë dashur të ndërhyjnë në protokollet e vizitës apo të shkaktojnë ndonjë tension.
“Baci Jakup ka ardhë në Kosovë, në shtëpinë e tij. Qysh është emocion për familjen e tij, është emocion edhe për neve. Kemi dëshirë ta shohim heroin tonë, njeriun që po e përfaqëson luftën e fundit të UÇK-së dinjitetshëm, dhe t’i tregojmë që nuk është vetëm”, u shpreh Haziri.
Ai shtoi se do të presin pranë shtëpisë së Krasniqit, me shpresën që të kenë mundësi ta takojnë atë.

