Legjenda e futbollit gjerman, Bastian Schweinsteiger nuk i kurseu elozhet për talentin me origjinë shqiptare, Brajan Gruda duke e veçuar mes futbollistëve që mund të bëjnë diferencën.
Ish-kapiteni i Gjermanisë dhe një prej emrave më të mëdhenj të futbollit gjerman ka dhënë një vlerësim të jashtëzakonshëm për Brajan Grudën.
Në një prononcim për televizionin gjerman “ARD”, ish-mesfushori i Bayern Munichut dhe Manchester Unitedit e veçoi talentin me origjinë shqiptare, duke e cilësuar atë si futbollist të nivelit botëror.
Schweinsteiger foli me superlativa edhe për Florian Wirtzin dhe Scherhantin, por në veçanti ishte Gruda ai që mori vlerësimin më të madh nga legjenda gjermane.
“Është një ëndërr të kesh në skuadër futbollistë si Wirtz, Scherhant apo Gruda. Ata janë lojtarë që bëjnë diferencën. Ky i fundit është i nivelit botëror”, deklaroi Schweinsteiger.
Ky vlerësim nga një emër me peshën e Schweinsteigerit përbën një kompliment të madh për Grudën, i cili vazhdon të vlerësohet si një prej talenteve më premtuese të futbollit gjerman.
Ndryshe, Gruda debutoi këtë muaj me Gjermaninë në Ligën e Kombeve, duke shënuar një gol ndaj Serbisë dhe një gol dhe dy asistime ndaj Holandës. /Telegrafi/

