KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Anëtarja e Kryesisë së Aleancës: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” drejt dështimit, rinisë po i mohohet një mundësi historike

Anëtarja e Kryesisë së Aleancës: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” drejt dështimit, rinisë po i mohohet një mundësi historike

Anëtarja e Kryesisë së Aleancës, Adea Roka, ka kritikuar qeverisjen për mënyrën e organizimit të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, duke thënë se një mundësi historike për Kosovën po rrezikon të shndërrohet në dështim institucional.

Në një reagim në Facebook, Roka ka thënë se përkundër premtimeve të vazhdueshme për rininë, mungesa e planifikimit, koordinimit dhe përgjegjësisë institucionale e politike po e vë në pikëpyetje realizimin e këtij projekti.

Ajo ka theksuar se Lojërat Mesdhetare do të duhej të krijonin mundësi të jashtëzakonshme për sportistët e rinj, të sillnin investime në infrastrukturën sportive dhe të afirmonin Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Është paradoksale të flasësh për rininë si prioritet, ndërkohë që rrezikon t’i mohosh asaj një nga mundësitë më të mëdha sportive dhe zhvillimore që i është ofruar vendit”, ka shkruar Roka.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.