KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Irani zgjeron sulmet ndaj vendeve të Gjirit, godet bazën amerikane në Kuvajt

Irani zgjeron sulmet ndaj vendeve të Gjirit, godet bazën amerikane në Kuvajt

Irani ka zgjeruar sulmet ndaj vendeve të Gjirit Persik, duke shënjestruar të mërkurën një bazë ushtarake amerikane në Kuvajt dhe duke kryer disa sulme ndaj Bahreinit. Sulmet dyshohet se janë kundërpërgjigje ndaj goditjeve amerikane të një dite më parë.

Pas rreth dy muajsh pa sulme të tilla, Irani ka intensifikuar ditëve të fundit goditjet ndaj objekteve amerikane në Bahrein, vend ku ndodhet edhe Flota e Pestë e Marinës Amerikane, raporton AP, transmeton IndeksOnline.

Sulmet e orëve të para të mëngjesit erdhën një ditë pasi një avion luftarak amerikan goditi një pozicion të lëshimit të raketave të Gardës Revolucionare iraniane në ishullin Keshm, në Ngushticën e Hormuzit. Sipas raportimeve, ky veprim ishte kundërpërgjigje ndaj një sulmi iranian ndaj një instalacioni amerikan të radarëve në Bahrein.

Teherani ka deklaruar se sulmet e fundit, përfshirë ato ndaj objekteve të tjera amerikane në Bahrein të dielën dhe të premten, janë kryer si përgjigje ndaj operacioneve amerikane të vëzhgimit me dronë dhe sulmit ndaj kullave iraniane të komunikimit.

Përshkallëzimi i sulmeve të ndërsjella ka rritur rrezikun e rikthimit të një konflikti të përgjithshëm, gati nëntë muaj pas nisjes së luftës. Gjithashtu, kjo situatë po vështirëson përpjekjet për arritjen e një zgjidhjeje diplomatike, pavarësisht ndërmjetësimit të intensifikuar nga Katari.

Ushtria amerikane nuk kishte reaguar menjëherë ndaj kërkesës për koment lidhur me sulmet e fundit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.