Erald Maksuti ishte një ndër protagonistës që rrëfeu ndjesitë pas përballjes me Spanjën. Kombëtarja U-21 barazoi pa gola me këtë kundërshtar, sfidë që u zhvillua në kryeqytet e që shërbeu për kapitullin e Europianit që nis vitin e ardhshëm.
“Siç e dimë, Spanja është një ekip i mirëformuar, një nga më të forta në botë. E para është kënaqësi të luash kundër tyre. Pastaj, kënaqësia tjetër është që duhet të falenderoj çdo tifoz që ishte sot në stadium. Normalisht me shumë vështirësi.
Me Spanjën nuk le shumë hapësira. Kemi mbrojtur mirë në atë që kishim përgatitur në anën më të fortë që kemi, mbrojtjen. Nuk arritëm të shënonim, por një test pozitiv për Europianin që na pret në vitin tjetër.
Na ndihmon shumë sepse ky do të jetë niveli që përballemi edhe në Europian. Ishte një ndeshje ku matëm forcat tona. Kishim dhe para tre-katër ditëve ndeshje me Luksemburgun që edhe aty shpenzuam shumë, por doli mirë me Spanjën dhe shpresoj që të bëjmë edhe më mirë në ndeshjet e ardhshme”, tha Maksuti.

