KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë

Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë

Prodhuesi amerikan i veturave Ford po planifikon të prezantojë në vitin 2027 një kamionçinë të re të madhësisë së mesme, e cila do të ketë çmim më të përballueshëm dhe do të synojë tregjet ndërkombëtare.

Modeli i ri do të pozicionohet nën Ford Ranger dhe synon të konkurrojë me kamionçinat me çmime të ulëta nga prodhuesit kinezë, të cilët po fitojnë gjithnjë e më shumë treg në Amerikën Latine, Azinë Juglindore, Afrikën e Jugut dhe Australi.

Drejtori ekzekutiv i Fordit, Jim Farley, ka bërë të ditur se kostot bazë të materialeve për modelin e ri pritet të jenë 20 për qind më të ulëta sesa te Ranger aktual.

Sipas tij, synimi është që automjeti të tërheqë klientë të rinj drejt markës Ford, duke ofruar një alternativë më ekonomike në tregjet ndërkombëtare.

Ende nuk dihet se ku do të prodhohet kamionçina e re, por ndër mundësitë përmenden fabrikat e Fordit në Tajlandë, Afrikën e Jugut dhe Argjentinë.

Nuk përjashtohet as mundësia e prodhimit në Kinë, përmes partneritetit të Fordit me kompaninë Jiangling. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.