Është arrestuar i dyshuari për rastin e të shtënave me armë zjarri që ndodhi sot në Suharekë, ku një person mbeti fillimisht i plagosur rëndë dhe më pas ndërroi jetë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se i dyshuari, që ishte larguar nga vendi i ngjarjes pas incidentit, tashmë është arrestuar.
Burimi: gazetablic.com ↗

