KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Erëra të forta në Prishtinë të enjten, qytetarëve u bëhet thirrje për kujdes

Erëra të forta në Prishtinë të enjten, qytetarëve u bëhet thirrje për kujdes

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë ditës së nesërme për shkak të erërave të forta që pritet të përfshijnë vendin nga mesdita deri në orët e mbrëmjes.

Sipas njoftimit, bazuar në parashikimet e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, era do të nisë të forcohet që nga mbrëmja e sotme, ndërsa të enjten pritet të fryjë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi prej 30 deri në 45 kilometra në orë, raporton IndeksOnline.

Megjithatë, parashihen edhe shpërthime të herëpashershme të erës me shpejtësi më të lartë, si dhe reshje të lehta shiu me ndërprerje.

Për këtë arsye, qytetarëve u është rekomanduar që të sigurojnë vazot, mobiliet dhe sendet e tjera në ballkone, tarraca e oborre, si dhe të shmangin qëndrimin pranë pemëve të mëdha, skelave dhe tabelave reklamuese gjatë forcimit të erës.

Po ashtu, operatorëve të kantiereve dhe subjekteve që administrojnë tabela reklamuese u është bërë thirrje të kontrollojnë fiksimin e skelave, rrethojave dhe tabelave.

Edhe drejtuesit e automjeteve këshillohen të përshtatin shpejtësinë dhe të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në rrugët e ekspozuara ndaj erës.

Sipas parashikimeve, të premten, më 20 nëntor, era pritet të dobësohet gradualisht gjatë ditës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.