KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Forca të shtuara të EULEX-it dhe Policisë pranë shtëpisë së Jakup Krasniqit në Prishtinë, erdhi nga Haga për vizitë familjare

Forca të shtuara të EULEX-it dhe Policisë pranë shtëpisë së Jakup Krasniqit në Prishtinë, erdhi nga Haga për vizitë familjare

Forca të shtuara të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës janë parë sot pranë shtëpisë së ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në Prishtinë, i cili ka ardhur nga Haga për një vizitë familjare.

Sipas informacioneve të siguruara nga lajmi.net, në afërsi të shtëpisë së Krasniqit janë vërejtur pjesëtarë të shumtë të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, si dhe një autoambulancë me targa ndërkombëtare.

Vizita e Krasniqit raportohet se lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdije Krasniqi, e cila thuhet se po përballet me probleme shëndetësore.

Lajmi.net mëson se Krasniqi do të qëndrojë në Kosovë deri në ora 17:00.

Kjo nuk është hera e parë që Jakup Krasniqi lejohet të vijë në Kosovë për arsye humanitare.

Më 10 tetor 2024, Krasniqi kishte ardhur në Kosovë pas vdekjes së vëllait të tij, Azem Krasniqi.

Në atë kohë, Dhomat e Specializuara kishin njoftuar se vizita ishte lejuar për arsye humanitare dhe se Krasniqi do të qëndronte nën mbikëqyrje të vazhdueshme.

Gjatë asaj vizite, ai ishte shoqëruar nga pjesëtarë të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, ndërsa kishte vizituar varrin e vëllait në Negroc dhe më pas familjarët e tij.

Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-kryetar i Kuvendit, ishte arrestuar më 4 nëntor 2020 dhe ishte transferuar në Hagë.

Ai është përballur me procesin gjyqësor së bashku me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Më 16 shtator 2026, Krasniqi u dënua në shkallë të parë me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara, vendim për të cilin mbrojtja ka paralajmëruar apelim./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.