Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka ardhur sot në Kosovë nga Haga për një vizitë familjare.
Lajmi.net ka siguruar pamje nga momenti kur Krasniqi takohet dhe përqafohet me familjarët e tij, pas ardhjes në Prishtinë.
Vizita e tij raportohet se lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes, për të cilën është raportuar se po përballet me probleme shëndetësore.
Lajmi.net mëson se Krasniqi do të qëndrojë në Kosovë deri në ora 17:00.
Gjatë ditës, pranë shtëpisë së Krasniqit në Prishtinë janë parë forca të shtuara të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, si dhe një autoambulancë me targa ndërkombëtare.
Kujtojmë se Krasniqi kishte ardhur në Kosovë edhe në tetor të vitit 2024, për arsye humanitare, pas vdekjes së vëllait të tij./Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

