KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Fundi i një karriere të lavdishme, Juan Mata pensionohet nga futbolli në moshën 38-vjeçare

Fundi i një karriere të lavdishme, Juan Mata pensionohet nga futbolli në moshën 38-vjeçare

Ish-reprezentuesi i Spanjës dhe një prej mesfushorëve më të dalluar të gjeneratës së tij, Juan Mata, ka njoftuar zyrtarisht pensionimin nga futbolli profesionist në moshën 38-vjeçare.

Përmes një mesazhi emocional lamtumire, spanjolli i ka dhënë fund një rrugëtimi të pasur plot suksese dhe trofe të mëdhenj në arenën evropiane dhe botërore, shkruan IndeksOnline.

“Ndonjëherë, të duash… do të thotë të lësh të shkojë. FALEMINDERIT FUTBOLL”, ka shkruar Mata në njoftimin e tij.

Gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, ku ndër të tjera veshi fanellat e klubeve të njohura si Valencia, Chelsea, Manchester United dhe Galatasaray, Mata fitoi pothuajse gjithçka që mund të fitohet në futboll. Me Kombëtaren e Spanjës ai u shpall kampion i botës në vitin 2010 dhe kampion i Evropës në vitin 2012.

Ndërkaq, në nivel klubesh, ai ngriti lart trofeun e Ligës së Kampionëve (2012), dy trofe të Ligës së Evropës (2013 dhe 2017), dy kupa FA Cup në Angli (2012 dhe 2016), si dhe titullin kampion në Turqi në vitin 2023. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.