Një i dyshuar për dhunë në familje, që u denoncua para një jave në Prishtinë, ka përfunduar në ndalim policor.
Sipas njoftimit të Policisë, burri që dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj gruas, është dorëzuar gjatë ditës së djeshme, transmeton Klankosova.tv
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.
Ndryshe, rasti ka ndodhur më 12 nëntor, ndërsa s'dihen rrethanat dhe motivi. /Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

