KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Çitaku priti në takim ambasadorin Malaj: Mbrojtja e UÇK-së dhe e çlirimtarëve, mision i përbashkët i gjithë shqiptarëve

Çitaku priti në takim ambasadorin Malaj: Mbrojtja e UÇK-së dhe e çlirimtarëve, mision i përbashkët i gjithë shqiptarëve

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, së bashku me sekretarin për politika programore të PDK-së, Bajrush Xhemajli, priti në takim përshëndetës ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Çitaku e falënderoi ambasadorin Malaj për bashkëpunimin e ngushtë dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Ajo vlerësoi punën e ambasadorit Malaj gjatë mandatit në Kosovë dhe i uroi suksese në misionin e ri si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut.

Ambasadori Malaj shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin me PDK-në dhe vlerësoi rolin e saj historik për Kosovën dhe shqiptarët. Ai i uroi Çitakut punë të mbarë dhe suksese në përgjegjësinë e ushtrueses së detyrës së kryetares së PDK-së.

Çitaku dhe Malaj diskutuan për të ardhmen e përbashkët euroatlantike, duke vlerësuar përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe duke nënvizuar nevojën që edhe Kosova të shënojë hapa konkretë drejt realizimit të këtij vizioni shtetëror.

Gjatë takimit u shpreh solidaritet me çlirimtarët në Hagë dhe u theksua rëndësia e një procesi të drejtë e të paanshëm. Në takim u nënvizua se mbrojtja e së vërtetës për luftën e UÇK-së, e historisë dhe e së ardhmes së Kosovës është mision i përbashkët i të gjithë shqiptarëve.

Çitaku riafirmoi se PDK-ja do të jetë pranë çlirimtarëve në çdo hap të procesit të apelit dhe shprehu besimin se kjo fazë do të çojë në rrëzimin e aktgjykimit të shkallës së parë dhe në lirimin e plotë të tyre.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.