Festat e fundvitit janë afruar, e bashkë me të edhe dekorimet në qytete për festat e fundvitit.
Një ndër Komunat që është përkujdesur për këtë, është edhe ajo e Kamenicës.
Në tenderin e dhënë, Komuna e Kamenicës ka ndarë plotë 21 mijë e 786 euro për dekorimin e qytetit.
Këtë tender e ka fituar kompania “Te Fatosi SH.P.K”, ndërsa në garë ka qenë edhe “ETM Group SH.P.K”, shkruan lajmi.net.
Në këtë tender janë paraparë drita dekorative, forma të ndryshme dekorative me drita dhe një bredh i madh. /Lajmi.net/

Burimi: lajmi.net ↗

