Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në Shenzhen, përpara një takimi trepalësh me presidentin e Kinës, Xi Jinping, dhe atë të Rusisë, Vladimir Putin.
Të tre udhëheqësit po marrin pjesë në një samit të udhëheqësve të Azi-Paqësorit të organizuar nga Kina.
Siguria dhe mbikëqyrja në disa pjesë të qytetit janë rritur në orët e fundit, në përgatitje të samitit të paprecedentë midis të tre burrave më të fuqishëm në botë, shkruan BBC.
Ndërkohë, shumë qytetarë u mblodhe në rurgët kryesore të Shenzhenit, për të përshëndetur kolonën e veturave të Trumpit.
Xi parparakisht u takua me Putinin, të cilin e quajti një “mik të vjetër”.
Burimi: indeksonline.net ↗

