KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Meteorologu Rugova tregon si do të jetë moti, paralajmëron erëra të fuqishme (VIDEO)

Meteorologu Rugova tregon si do të jetë moti, paralajmëron erëra të fuqishme (VIDEO)

Meteorologu Mendim Rugova ka folur për ndryshimet e temperaturave në vend gjatë muajit nëntor.

Ai, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova paralajmëroi temperatura të larta dhe erëra që mund të jenë më të fuqishme në ditët në vazhdim.

Rugova tha se gjatë ditës së sotme priten temperatura më të larta, njofton Klankosova.tv.

“Edhe sot, edhe nesër janë temperaturat më të larta, deri të 18-shi munden me arritur, pjesë të Dukagjinit edhe deri në 20 apo 21 gradë Celsius”, u shpreh ai.

Rugova shtoi se gjatë ditës së enjte dhe të premte priten erëra edhe më të fuqishme.

“Nesër mbrëma, mes të enjtes dhe të premtes, po priten me qenë erëra edhe më të fuqishme, dmth prej 70 apo 90 kilometra në orë me qenë fushave, derisa në pjesë më të larta mundet me arritë edhe mbi 100 kilometra në orë”, shtoi ai.

Meteorologu Rugova paralajmëroi reshje gjatë ditës së sotme dhe të enjten, ndërsa të premten do të jetë mot më i kthjellët, me temperatura maksimale deri në 17 gradë Celsius, ndërsa minimalet deri në 12 gradë Celsius.

Ai paralajmëroi temperatura më të ulëta gjatë javës së ardhshme.

“Në fillim të javës po depërtojnë masa pak më të ftofta ajrore që i zbresin temperaturat deri në 8-9 gradë Celsius”, tha Rugova.

Rugova për këtë periudhë paralajmëroi edhe mundësinë për mjegull dhe reshje të lehta shiu, por me temperatura deri në 10 gradë Celsius, ndërsa nuk parashihen rreziqe për vërshime në vend.

Ndërsa gjatë dimrit paralajmërohen reshje të pakta bore, me temperatura jo shumë të ulëta.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.