Aktivistët feministë kanë organizuar një aksion përpara Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Derisa në ambientet e Kuvendit po mbahej mbledhja e Komisionit hetimor për rastin e Arlinda Zekajt, aktivistët ndizen alarme në altoparlant në oborrin e këtij institucioni, shkruan IndeksOnline.
Te hyrja kryesore e Kuvendit u shkruajt grafiti “Drejtësi për Arlindën!”, derisa aktivistët u nisën drejt hyrjes së pasme të Kuvendit, aty ku hyjnë anëtarët e komisioneve.
Në komisionin e sotëm u lajmërua raportimi i Toska Gegës, menaxhere e rastit në Qendrën për Punë Sociale (QPS) në Pejë; Durim Kelmendi, udhëheqës në QPS; Shpat Morina, zyrtar i kësaj qendre; Shpresa Lukaj, drejtuese e QPS-së në Pejë; si dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

