Gjykata Themelore në Gjilan ka reaguar pas sulmit ndaj zyrtarit të saj, Zharko Stojanviq, i cili ishte sulmuar pasditen e 17 nëntorit 2026, në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan.
Përmes një reagimi, kjo gjykatë ka shprehur shqetësimin dhe ka dënuar ashpër sulmin ndaj zyrtarit, i cili në momentin e incidentit ishte duke kryer detyrat e tij zyrtare.
Gjykata ka vlerësuar se sulmet e tilla ndaj zyrtarëve publikë janë të papranueshme dhe të patolerueshme.
Po ashtu, ka shprehur mbështetje për zyrtarin e saj, duke kërkuar nga organet kompetente që rasti të hetohet me seriozitet dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë. /Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

