Një person është arrestuar në Lipjan nën dyshimin për shpërdorim të pasurisë së huaj dhe mashtrim.
Sipas policisë, i dyshuari, pasi kishte marrë vetura me qira nga një person, dyshohet se i kishte shitur ato, transmeton Klankosova.tv.
Rasti ishte raportuar më 12 nëntor, ndërsa i dyshuari është prangosur më 17 nëntor.
Pas konsultimit me prokurorin, i njëjti ishtë dërguar në mbajtje.
Burimi: klankosova.tv ↗

