KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump niset nga Filipinet drejt Kinës për takimin historik me Putin dhe Xi

Trump niset nga Filipinet drejt Kinës për takimin historik me Putin dhe Xi

Presidenti amerikan Donald Trump po përgatitet të largohet nga Filipinet drejt Kinës, ku do të marrë pjesë në një takim trepalësh me presidentin rus Vladimir Putin dhe atë kinez Xi Jinping.

Trump pritet të udhëtojë drejt qytetit Shenzhen, në juglindje të Kinës, ku tre liderët e fuqive më të mëdha bërthamore në botë do të takohen në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), transmeton Klankosova.tv.

Para se të hipte në avionin presidencial Air Force One, Trump kaloi para gardës së nderit në aeroportin e Manilës dhe përshëndeti me dorë.

Presidenti amerikan mbërriti në aeroportin ndërkombëtar Ninoy Aquino të Manilës me helikopterin presidencial Marine One, ku u prit nga një orkestër ushtarake.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.