KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kush shkëlqeu dhe kush dështoi ndaj Irlandës? Publikohen notat e lojtarëve të Kosovës

Kush shkëlqeu dhe kush dështoi ndaj Irlandës? Publikohen notat e lojtarëve të Kosovës

Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje të rëndë me rezultat të pastër 3-0 në “Dublin” ndaj Irlandës, në një ndeshje të vështirë ku “Dardanët” mbetën edhe me një lojtar më pak në fushë pas ndëshkimit me karton të kuq të Kreshnik Hajrizit.

Pas përfundimit të takimit, faqja e specializuar e statistikave, Sofascore, ka publikuar vlerësimet individuale për futbollistët e Kosovës. Pavarësisht tre golave të pësuar, portieri Arijanet Murić dhe mesfushori Leon Avdullahu ishin më të vlerësuarit në radhët e “Dardanëve” me notën 7.4, të ndjekur nga Ilir Krasniqi (7.1) dhe Fisnik Asllani (7.0).

Në anën tjetër, nota më e ulët i takoi mbrojtësit Kreshnik Hajrizi (5.0) për shkak të kartonit të kuq, si dhe Lindrit Kamberit (5.4).

Vlerësimet e plota të lojtarëve të Kosovës:

Portieri: Arijanet Murić (7.4)

Mbrojtësit: Lindrit Kamberi (5.4), Kreshnik Hajrizi (5.0), Ilir Krasniqi (7.1)

Mesfushorët: Dion Gallapeni (6.9), Elvis Rexhbeçaj (6.5), Leon Avdullahu (7.4), Lindon Emërllahu (6.3), Mërgim Vojvoda (6.0)

Sulmuesit: Vedat Muriqi (6.5), Fisnik Asllani (7.0)

Zëvendësuesit: Ron Raçi (6.5), Baton Zabërgja (6.4), Dion Kacuri (6.5), Bleon Kurtulus (pa notë), Albion Rrahmani (pa notë) /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.