KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Penalltia e Erling Haaland i siguron Norvegjisë fitoren e çmendur ndaj Danimarkës

Penalltia e Erling Haaland i siguron Norvegjisë fitoren e çmendur ndaj Danimarkës

Norvegjia ka arritur një fitore spektakulare dhe dramatike në transfertë ndaj Danimarkës me rezultat 2-3, në derbin skandinav të vlefshëm për Grupin 4 të Ligës A në Ligën e Kombeve, në një ndeshje që u vendos vetëm në minutat shtesë nga pika e bardhë.

Takimi nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për vendasit, të cilët krijuan epërsi të dyfishtë brenda çerekorëshit të parë. Rasmus Højlund zhbllokoi rezultatin në minutën e 11-të (1-0), ndërsa tre minuta më vonë , Pierre-Emile Højbjerg dyfishoi shifrat në 2-0 pas asistimit nga Gustav Isaksen.

Norvegjezët u kundërpërgjigjën në minutën e 33-të me Erling Haaland, por goli u anulua pas rishikimit nga sistemi VAR. Megjithatë, sulmuesi norvegjez gjeti rrugën e rrjetës katër minuta më vonë (37′) pas asistimit të Martin Ødegaard, duke e çuar ndeshjen në pushim me rezultat 2-1.

Në pjesën e dytë, Norvegjia rriti presionin në kërkim të barazimit dhe ia doli ta gjejë atë në minutën e 83-të përmes kapitenit Martin Ødegaard, i cili realizoi për 2-2.

Kur mendohej se derbi do të mbyllej pa fitues, drama kulmoi në shtesë. Pas një rishikimi nga VAR-i, Norvegjia fitoi një penallti vendimtare në minutën e 90+6′. Përgjegjësinë e mori Erling Haaland, i cili u tregua i pagabueshëm nga pika e bardhë për të vulosur përmbysjen e madhe 2-3 (ndërsa një minutë më pas u ndëshkua edhe me karton të verdhë për festimin).

Ndeshja u shoqërua edhe me kartonë të verdhë për Leo Østigård (45+2′) dhe Julian Ryerson (79′) te Norvegjia, si dhe Rasmus Kristensen (46′) te Danimarka.

Norvegjia dhe Danimarka e mbyllin fazën e grupeve me pikë të barabarta (nga 9 pikë secila), por falë bilancit më të mirë në ndeshjet direkte, norvegjezët rrëmbejnë pozitën e dytë që i dërgon në çerekfinale, duke i lënë danezët në vendin e tretë (në zonën “play-off”). Grupin e kryeson bindshëm Portugalia me 15 pikë, ndërsa Uellsi mbetet i fundit me 3 pikë /IndeksOnline/

🚨Erling Haaland scores at stoppage times

🇩🇰 Denmark 2-3 Norway 🇳🇴

https://t.co/G3PB46FlwN

— Goals Xtra (@GoalsXtra) November 17, 2026

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.