KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Anulohet goli i dytë për Austrinë, rezultati ndaj Izraelit rikthehet në 1-1

Anulohet goli i dytë për Austrinë, rezultati ndaj Izraelit rikthehet në 1-1

Nuk ka zgjatur shumë festa e Austrisë në përballjen ndaj Izraelit, e vlefshme për Grupin 3 të Ligës B në Ligën e Kombeve, pasi goli i dytë i shënuar nga mysafirët është anuluar, duke e rikthyer rezultatin në barazim 1-1.

Pasi Izraeli e mbylli pjesën e parë në epërsi 1-0 me golin e Dor Peretz (36′, asistim i Eli Dasa), Austria reagoi në fraksionin e dytë duke barazuar fillimisht në minutën e 62-të përmes Saša Kalajdžić.

Vetëm katër minuta më vonë (66′), mbrojtësi Michael Svoboda dërgoi sërish topin në rrjetë duke dhënë përshtypjen e përmbysjes së shpejtë, por pas rishikimit, goli u konsiderua i parregullt dhe u anulua.

Ky rikthim i shifrave në 1-1 është një lajm i mirëpritur për Kombëtaren e Kosovës në Grupin B3. Duke qenë se golavarazhi është një faktor kyç në renditjen përfundimtare të grupit në rast barazimi pikësh, një barazim mes dy rivalëve direktë e mban situatën shumë më të favorshme dhe të hapur për “Dardanët” në llogaritë e tabelës. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.