KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arben Berisha merr drejtimin e degës së LDK-së në Obiliq

Arben Berisha merr drejtimin e degës së LDK-së në Obiliq

Lidhja Demokratike e Kosovës ka autorizuar Arben Berishën si koordinator të degës së kësaj partie në Obiliq, në vend të Xhafer Gashit.

Sipas dokumentit të nënshkruar nga sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ilir Ferati, Berishës i janë dhënë kompetenca të plota për organizimin, drejtimin, koordinimin dhe menaxhimin e degës në Obiliq.

Me këtë autorizim, Berisha do të jetë përgjegjës edhe për administrimin e aseteve, dokumentacionit, mjeteve të komunikimit publik dhe rrjeteve sociale të degës, njofton Dukagjini.

Në dokument thuhet se të gjitha strukturat organizative të LDK-së në Obiliq obligohen të bashkëpunojnë me koordinatorin dhe të veprojnë në përputhje me kompetencat e tij.

Autorizimi hyn në fuqi menjëherë dhe mbetet i vlefshëm deri në përfundimin e procesit të rregullt zgjedhor të Kuvendit të Degës.

 

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.