Ka nisur përballja vendimtare mes Kombëtares së Irlandës dhe asaj të Kosovës, në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Kjo sfidë po zhvillohet në stadiumin e stërmbushur “Aviva” të Dublinit, ku “Dardanët” synojnë një rezultat pozitiv për ta vulosur pozitën e dytë në Grupin B3 dhe pjesëmarrjen në “play-off” për Ligën A, shkruan IndeksOnline.
Të përzgjedhurve të Franco Fodes u mjafton edhe një barazim sonte për ta arritur këtë objektiv. /IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

