KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Moldavia mbyll hapësirën ajrore pasi një dron i tipit Shahed u drejtua drejt Kishinjevit

Moldavia mbyll hapësirën ajrore pasi një dron i tipit Shahed u drejtua drejt Kishinjevit

Moldavia mbylli përkohësisht hapësirën e saj ajrore të martën, pasi një dron sulmues i tipit Shahed u zbulua duke fluturuar drejt kryeqytetit, Kishinjev.

Presidentja Maia Sandu deklaroi se disa dronë rusë kishin shkelur hapësirën ajrore moldave gjatë ditës, përfshirë një mbi Kishinjev.

“Lufta e Rusisë kërcënon të gjithë Evropën”, shkroi Sandu në një postim në rrjetet sociale, duke shtuar se do të vazhdojë të kërkojë vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës dhe të mbështesë Ukrainën, transmeton Telegrafi.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes, hapësira ajrore u mbyll në orën 16:27 sipas kohës lokale, për arsye sigurie, pasi ishte raportuar se një dron i tipit Shahed po lëvizte nga jugu në drejtim të sektorit Botanica të Kishinjevit.

Moldavia, e cila kufizohet me Ukrainën, është përballur gjatë këtij viti me një numër në rritje të rasteve të depërtimit të dronëve në hapësirën e saj ajrore. Këto incidente besohet të jenë të lidhura me përhapjen e efekteve të luftës së Rusisë kundër Ukrainës përtej kufijve të saj.

Ministria e Mbrojtjes u bëri thirrje qytetarëve të mos u afrohen dhe të mos prekin objektet e dyshimta fluturuese apo mbetjet e tyre, pasi ato mund të përmbajnë “përbërës shpërthyes”.

Ministri i Jashtëm i Moldavisë, Mihai Popșoi, e cilësoi incidentin e fundit si “shkelje serioze të sovranitetit tonë” dhe “kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e qytetarëve tanë”.

“Rusia duhet t’i ndalë veprimet që rrezikojnë Moldavinë dhe sigurinë rajonale”, deklaroi ai.

Ndërkohë, policia bëri të ditur se kishte pranuar telefonata nga banorë të Kishinjevit dhe të qytetit Florești, të cilët raportuan se kishin dëgjuar shpërthime ose zhurma të forta gjatë së martës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.