KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Recidivist” i veprave penale, bariu që u dërgua në paraburgim e kishte kanosur gjyqtarin para 2 muajsh

“Recidivist” i veprave penale, bariu që u dërgua në paraburgim e kishte kanosur gjyqtarin para 2 muajsh

Ka bërë bujë në vikend dërgimi në paraburgim i Hashim Miftariut, bariu që me bagëti dëmtoi objektin e Gjykatës Themelore në Graqanicë.

Vendimi ishte marrë nga prokurori Blerim Igrishta.

Indeksonline ka siguruar informacione shtesë lidhur me këtë rast dhe që dëshmojnë se bariu nuk paska qenë aq “i pafajshëm” sa doli në opinion.

Indeksonline ka siguruar dosjen ku vërtetohet se Hashim Miftari ka të hapura pesë raste për vepra të ndryshme penale, ndër to dy për kanosje dhe një për armembajtje. Në katër vitet e fundit vërtetohet se i njëjti ka qenë i përfshirë në disa vepra penale dhe asnjë nga rastet nuk është mbyllur nga Gjykatat.

Dy muaj më parë ndaj tij kishte akuzë për lëndim të lehtë trupor ndaj gjyqtarit të Gjykatës Themelore.

Por çfarë ndodhi në të vërtetë në ditën kritike kur edhe u mor vendimi që Miftari të dërgohej në paraburgim?

Gjyqtari që dy muaj më parë ishte sulmuar nga blegtori Miftari, kishte kërkuar nga sigurimi që të largoheshin bagëtitë nga oborri i Gjykatës për shkak të dëmeve të vazhdueshme dhe se ishte e pamundur të punohej në kushte të tilla.

Në bashkëbisedim me punëtorin e sigurimit, ai kishte kanosur me fjalë punëtorin duke përdorur gjuhë të ulët para se prokurori Igrishta të merrte vendim për dërgim në 48 orësh.

Lidhur me këtë rast pritet të ketë së shpejti reagime nga Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.