Luftën e bënë krah për krah, por lirinë Naim Shabani nuk po e shijon me Hashim Thaçin.
Madje, këtij të fundit të martën iu shtua koha sa do të qëndrojë në burg.
Por, provat tek të cilat u thirr Gjykata në Hagë, ish-ushtari i UÇK-së, po këmbëngul se janë të trilluara.
As verdikti, për të nuk qe i pritshëm.
Këtë 17 nëntor, qetësia mbizotëroi tek shtëpia e familjarëve të Thaçit në Burojë. Dyert qenë të mbyllura e lëvizje s`pati.
Pak më gjallëri ishte në qendër të Skenderajt. Drenicasit i mërziti epilogu i së martës.
Pritshmërinë i patën se bashkëvendësi i tyre, të shpallet pa faj.
Nga Rasti ‘Thaçi 2’, vetëm Isni Kilaj u shpall i pafajshëm.
Për më shumë, ndiqeni kronikën:
Burimi: klankosova.tv ↗

