Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka mbajtur një konferencë për media, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së këtij subjekti politik.
Në këtë konferencë, ndër të tjera, ai foli për aktgjykimin e dytë ndaj Hashim Thaçit në Hagë, raporton IndeksOnline.
“Aleanca mbetet në qëndrimin e saj të pastër, në mbështetje të të gjithë luftëtarëve të lirisë, të udhëheqësve të UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara, ne e kemi thënë edhe më herët që nuk e kemi votuar ligjin më 2015, dhe mendojmë që vendimi i Kosovës do duhej të ishte anulimi i Ligjit për Gjykatën”, u shpreh Gjini.
Ndër të tjera, ai kërkoi që Ligji për Specialen të votohet sa më shpejtë në Kuvend.
Burimi: indeksonline.net ↗

