KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dardanët në disponim të mirë para lojës me Irlandën (VIDEO)

Dardanët në disponim të mirë para lojës me Irlandën (VIDEO)

Tifozë të shumtë nga Kosova, por edhe nga vende tjera evropiane e më tej, kanë mbërritur në Dublin për të ndjekur nga afër përballjen mes Kosovës dhe Irlandës, e vlefshme për plasman në grup të Ligës B të Kombeve.

Një ekip i Klan Kosova po qëndron atje, nga ku ka sjellë atmosferën që po e krijojnë tifozët tanë, disa orë para ndeshjes.

Disa prej tifozëve, që kishin udhëtuar nga Podujeva, me vete kishin marrë edhe një baner të veçantë, me figurat e disa prej ish-luftëtarëve të UÇK-së – Ali Ajeti, Hakif Zejnullahu, Zahir Pajaziti e Ilir Konushevci.

“Është një copë e historisë të cilën e kemi marrë me vete në Irlandë, sepse pa sakrificën e këtyre, ne nuk do të ishim këtu ku jemi”, deklaroi njëri prej tifozëve.

Tjetri, po ashtu nga Podujeva, tha se “duam vetëm fitore”.

Në prapavijë dëgjoheshin thirrjet në kor “Ku m’je nis mos lulja me erë”, e “Kush s’kërcen nuk është shqiptar, o hej, o hej”.

Kosova sonte nga ora 20:45 përballet me Irlandën, në ndeshjen e fundit të kësaj gare të Ligës B të Kombeve, dhe të cilën mund ta ndiqni ekskluzivisht direkt në Klan Kosova. /Klankosova.tv

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.