Përfaqësuesja e Kosovës do të paraqitet me fanella të bardha në ndeshjen ndaj Irlandës, e cila zhvillohet në Dublin.
Dardanët do ta veshin fanellën e bardhë në këtë përballje të rëndësishme, ku synojnë të marrin rezultat pozitiv dhe të vazhdojnë rrugëtimin me sukses në UEFA Nations League.
Përzgjedhja e fanellave është një nga detajet e fundit para fillimit të takimit, ndërsa Kosova tashmë është gati për sfidën ndaj irlandezëve.
Kujtojmë që kjo përballje fillon në ora 20:45.
/GazetaBlic Sport/
Burimi: gazetablic.com ↗

