KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Djali i Kadri Veselit reagon pas vendimit ndaj Thaçit: Shteti t’i inkurajojë institucionet ndërkombëtare të kthejnë sytë në atë që po ndodh në Hagë

Djali i Kadri Veselit reagon pas vendimit ndaj Thaçit: Shteti t’i inkurajojë institucionet ndërkombëtare të kthejnë sytë në atë që po ndodh në Hagë

Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli ka reaguar pas vendimit të fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në Instagram, Veseli ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj vendimit, duke e cilësuar atë si instrumentalizim të drejtësisë dhe përpjekje për diskreditimin e figurave historike dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Një pështyrje në fytyrë ndaj sundimit të ligjit. Një instrumentalizim dhe përdorim i drejtësisë si armë për diskreditimin e një figure historike dhe UÇK-së që ai përfaqëson”, ka shkruar Veseli.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore që të reagojnë lidhur me zhvillimet në Hagë, duke kërkuar përfshirjen e institucioneve ndërkombëtare.

“Është urgjente që shteti t’i inkurajojë institucionet ndërkombëtare të kthejnë sytë në atë që po ndodh në Hagë dhe kjo përdhosje që po i bëhet të vërtetës dhe të drejtës nga ajo gjykatë, të dënohet”, ka deklaruar ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.