KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gërvalla viziton Zyrën për mbrojtjen dhe ndihmë të viktimave: Mos hesht përballë dhunës

Gërvalla viziton Zyrën për mbrojtjen dhe ndihmë të viktimave: Mos hesht përballë dhunës

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar Zyrën për mbrojtjen dhe ndihmë të viktimave, duke u takuar me koordinatorin e saj, Burhan Maxhuni.

Gërvalla bëri me dije se gjatë takimit, u bahskëbisedua mbi punën, përgjegjësitë dhe funksionimin e kësaj zyre, transmeton IndeksOnline.

“Të drejtat e viktimave janë të drejta themelore të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Mbrojtja e tyre është detyrim i patjetërsueshëm i shtetit dhe provë e drejtpërdrejtë e funksionimit të shtetit ligjor. Për dhunën nuk ka justifikim, për kryerësit nuk ka amnisti dhe për shkeljen e të drejtave të viktimave nuk ka tolerancë. Ligji duhet të veprojë, drejtësia duhet të triumfojë dhe përgjegjësia duhet të jetë e pashmangshme” ka shkruar Gërvalla, me thirrjen për për mos lejuar dhunën.

Ky është postimi i plotë i saj:

MOS LEJO DHUNË, THIRR 0800 11112!

Gjatë vizitës në Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave (ZMNV), e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, u takova me Koordinatorin e saj, z. Burhan Maxhuni. Gjatë takimit diskutuam edhe për punën, përgjegjësitë dhe funksionimin e kësaj zyre.

Kjo zyre ka një rol thelbësor në garantimin e të drejtave të viktimave të krimit. Përmes Mbrojtësve të Viktimave, sigurohet përfaqësim dhe mbështetje gjatë procedurave në prokurori dhe gjykata, informim për të drejtat ligjore dhe orientim drejt shërbimeve të nevojshme për mbrojtje dhe ndihmë.

Të drejtat e viktimave janë të drejta themelore të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Mbrojtja e tyre është detyrim i patjetërsueshëm i shtetit dhe provë e drejtpërdrejtë e funksionimit të shtetit ligjor. Për dhunën nuk ka justifikim, për kryerësit nuk ka amnisti dhe për shkeljen e të drejtave të viktimave nuk ka tolerancë. Ligji duhet të veprojë, drejtësia duhet të triumfojë dhe përgjegjësia duhet të jetë e pashmangshme.

Një mekanizëm i drejtpërdrejtë për të kërkuar ndihmë është edhe Linja Ndihmëse 0800 11112, një shërbim publik, pa pagesë dhe konfidencial, përmes të cilit viktimat dhe qytetarët mund të kërkojnë ndihmë, të raportojnë raste të abuzimit dhe të informohen për të drejtat dhe mekanizmat e mbrojtjes.

Prandaj mos hesht përballë dhunës. Kërko ndihmë. Raporto dhunën.

0800 11112 | Thirrja është falas.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.